Holanda vjen në fazën 1/8 në kushte perfekte, me një rrugëtim po të tillë në grupe, me 3 fitore në tre. “Tulipanët” zbresin në fushë me stofin e një ekipi favorit përballë Republikës Çeke, por e kaluara e afërt nuk i del në krahë kur bëhet fjalë për shifra dhe përballje direkte. Në 11 ndeshje ndërmjet tyre, Republika Çeke ka fituar 5, ka humbur tre dhe tre ndeshje kanë përfunduar në barazim ndërmjet tyre. Këto janë detaje që kanë pak rëndësi për Frank De Boer, fakt është që rivali i tij të imponon respekt për atë që kanë dhënë në fushë deri më tani:

204242143 10158405751192634 8894505463631944865 N
204242143 10158405751192634 8894505463631944865 N

“Republika Çeke është një skuadër e mirë, janë të disiplinuar, të organizuar mirë dhe kanë individë të mirë. Duhet të jemi në formën tonë më të mirë për të kaluar më tej”. Me këto fjalë, Frank De Boer, trajneri i Holandës, analizon rivalin e tyre në 1/8, nuk nguron as të tregojë se në këtë sfidë vijnë në kushte ideale pasi kanë pasur kohën e mjaftueshme për tu përgatitur si duhet: “Kemi pasur në dispozicion afro një javë për të përgatitur këtë ndeshje, kemi pesë ditë në dispozicion për sfidën e radhës, kjo është ideale, por nuk duhet të shohim aq larg, për momentin jemi të gjithë të përqendruar tek sfida kundër Republikës Çeke. Favoritë? Janë 6-7 skuadra që i kanë të gjitha mundësitë për të dalë kampion. Edhe ne i kemi cilësitë për të fituar këtë turne, por duhet të lidhen shumë gjëra për të shkuar në këtë drejtim. Objektivi jonë është të bëjmë një paradë me kanalet e Amsterdamit. Nuk dëshirojmë vetëm të arrijmë në finale, por ta fitojmë”, theksoi De Bouer në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb