Shkrimtari Ben Blushi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, foli mbi librin e tij të fundit “Parajsa Artificiale”, ku preket edhe ndikimi i Inteligjencës Artificiale në të ardhmen e njerëzimit, duke e cilësuar atë si një ndër zhvillimet më transformuese në historinë moderne.
“Pothuajse gjysma e librit tim i dedikohet temës së Inteligjencës Artificiale. Njerëzimi sot është në prag të krijimit të një qenieje që mund të jetë më inteligjente se ai vetë,” tha Blushi.
Ai theksoi se deri më tani, teknologjitë e zhvilluara nga njerëzit kanë qenë mjete që u shërbejnë atyre, por nuk i tejkalojnë në inteligjencë.
Duke përmendur shembuj si ChatGPT, Blushi shtoi: “Sot jemi pranë një truri artificial që mund të tejkalojë inteligjencën njerëzore. ChatGPT është një shembull i qartë, një sistem që është më inteligjent se shumë prej nesh.
“Pothuajse gjysma e librit i dedikohet temës së Inteligjencës Artificiale. Njerëzimi sot është në prag të krijimit të një qenieje që mund të jetë më inteligjente se ai vetë. Njerëzimi deri më sot ka shpikur vegla teknologjike që i shërbejnë atij, por që nuk janë më inteligjente se ai. Sot janë pranë një truri inteligjent artificial që mund ta tejkalojë, si rasti i ChatGPT, që është shumë më inteligjente se shumë prej nesh”, u shpreh ai.
(BalkanWeb)