TIRANE

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Miriam Cani ka nisur disa ditë pushimi në një ishull tropikal. Ditën e sotme ajo ka ndarë sot me ndjekësit e saj, në rrjetin social Instagram, një foto të vogëlushes së saj, Ameli.

Untitled 9
Untitled 9

Kujtojmë se Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë bërë prindër nëntorin e vitit 2015. Rreth një vit më parë, Miriam dhe Albani sollën një bashkëpunim, i cili ishte dedikuar plotësisht vajzës së tyre.

Një dedikim emocionues, i titulluar “Dhurata”, ku shfaqen të tre së bashku në një videoklip të adhurueshëm. Ditën e shtunë Alban Skënderaj ka publikuar këngën e tij të re, të titulluar “Drejt në zemër”, një bashkëpunim me 2Ton, që duket se do të jetë një hit i kësaj vere.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: