FUSHË KRUJË

Një aksident mes dy automjeteve me targa të Kosovës ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë-Milot.

BalkanWeb mëson se mjetet ishin dy ‘Benza’ dhe një prej tyre me shpejtësi të madhe bëri një parakalim të gabuar.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 3 persona të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Krujë/Informacion paraprak
Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb