Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve, Policia e Durrësit ka arrestuar 5 drejtues mjetesh, 4 prej tyre për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe 1 të tjetër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu janë pezulluar 17 leje drejtimi, nga të cilat 5 për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe 12 për drejtim automjeti me shpejtësi tej normës së lejuar.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur edhe 1446 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 292 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 63 masa administrative për përdorim të aparatit celular;
• 131 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 11 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 5 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike;
• 279 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 10 masa administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 15 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
• 640 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: