Drejtoria e Policisë Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit të mjeteve, duke përdorur mjete të pauniformuara, kamera radarë e alkooltestues.

Kontrollet masive në të gjithë vendin, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “ROADPOL MARS 2021”, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë çuar në evidentimin dhe ndëshkimin me masë administrative të 4666 drejtuesve të automjeteve, për shkelje të rënda rrugore, të cilat janë burim potencial për shkaktimin e aksidenteve rrugore.

Njoftimi i policisë:

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorët e Policisë Rrugore në 12 Drejtoritë Vendore të Policisë, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, po vijon kontrollet në lëvizje në akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

Gjatë tri ditëve të fundit në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 26 drejtues mjetesh, nga këta:

• 21 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

• Janë pezulluar 151 leje drejtimi, nga të cilat 107 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 44 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 4666 masa administrative, të ndara si më poshtë?:

?885 masa administrative për parakalime të gabuara.

?656 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

?445 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

?461 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

?197 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

?1556 masa për parkim dhe qëndrim të gabuar.

?466 masa për shkelje të tjera të përcaktuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

??♀apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë fundjavës lëvizjet në disa akse rrugore janë më të shtuara, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb