Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me aksidentin që i mori jetën 3 personave sot në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 06:15.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ gazetari Julian Kasapi raportoi se nga hetimet e deritanishme të policisë, ka dyshime se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip ‘Audi’ që drejtohej nga oficeri i burgut të Peqinit, Tonin Mëhilli, i cili është përplasur me mjetin tip ‘Benz’ ku udhëtonin dy bashkëshortët Bajram dhe Merushe Koni si dhe një 10-vjeçar.

Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit. Mësohet se përplasja ka qenë shumë e fortë kjo dhe për shkak të shpejtësisë së madhe të dy mjeteve, ndërsa ata kanë përfunduar në pjesën metalike anës rrugës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb