Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Fushë Krujë mëngjesin e kësaj të premte.

Mësohet se autorët dyshohet të kenë qëlluar lokalin në pronësi të Mondi Vogës, nga kodra përballë, ndaj edhe nuk janë kapur nga kamerat e sigurisë.

Shenjat e plumbave janë të dukshme kudo, po se më shumë është qëlluar në katin e parë.

Në katin e dytë të ndërtesës, e cila ishte organizuar si hotel, në dhomën përballë vendit ku kanë qëndruar autorët, ka qenë duke fjetur djali i Vogës.

Ndërsa pjesa tjetër e familjes ka qenë në krahun e kundërt duke mos rrezikuar.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb