TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave dhe paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama në takim me krerët e bashkive. Vasili shkruan se pas 8 vitesh grabitje të miliardave kryeministri filloi përsëri mashtrimet për t’u justifikuar. Ndërkohë që ka dhe një kujtesë për SPAK.

“Korrupsioni ka vetëm ngjyrën e rilindjes së Ramës!!
Kryeministri, qeveria dhe kryetarët e Bashkive rilindas vodhën dynjanë dhe shkretuan fshatin.
Tani mbas 8 vjet grabitje miliardash Kryeministri filloi sot mashtrimet përsëri që të justifikojë dhe vazhdojë vjedhjet.
Korrupsioni ka vetëm ngjyrën e rilindjes sepse e kanë rrëmbyer të gjithë pushtetin dhe çdo përgjegjësi bie vetëm mbi ta.
SPAK turp që nuk vepron këta po i pranojnë vetë që kanë batërdisur dynjanë”, deklaron Vasili.

Vasili Fb
Vasili Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb