Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ripublikuar paralajmërimin e ambasadës shqiptare në Greqi më 5 gusht për masat e reja që do të vendoste shteti fqinj.

Sipas Vasilit, Rama u njoftua nga ambasada shqiptare në Athinë dhe nuk bëri asnjë veprim konkret shtetëror qoftë si kryeministër, qoftë si ministër i jashtë,

Ai i bën thirrje SPAK-ut që të ndjekë penalisht Edi Ramën për këtë mosveprim.

 

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Edi Rama u njoftua qe ne 5 gusht, SPAK-u ta ndjeke penalisht per dramen e shqiptareve ne kufi!

Edi Rama Kryeminister dhe Minister i Jashtem eshte njoftuar qe ne date 5 gusht nga Ambasadorja shqiptare ne Athine per vendimet e Qeverise Greke.

Edi Rama:

– nuk ndermori asnje veprim konkret shteteror,

– nuk ngriti asnje strukture per te menaxhuar situaten dhe parandaluar kete katastrofe humanitare

– nuk njoftoi publikisht shqiptaret per keto vendime,

– nuk ndermori asnje negociate me qeverine greke per ti dale te keqes perpara

– nuk vuri ne dispozicion te gjithe kapacitetet e testimit,

– nuk pergatiti asgje ne pikpamje humanitare per menaxhimin ne vend te kesaj situate,

Shperdorimi i detyres dhe neglizhenca e Edi Rames me pasoja te renda eshte sheshit.

Edi Rama zgjodhi plazhin dhe jo detyren.

SPAK-u ne se ekziston mē si strukture duhet te veproje urgjentisht dhe te filloje ndjekjen penale ndaj Edi Rames.

SPAK-u te zgjedhe ose do te jete ne krahun e te drejtes dhe te shqiptareve ose perballe tyre kunder te drejtes dhe ne krah te Edi Rames.

Shikoni vete Dokumentin qe ne 5 gusht ku Ambsadorja Shqiptare ne Athine njofton Qeverine Shqiptare.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb