Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, si dhe këshilltari kryesor i Donald Trump për pandeminë e Covid-19, paralajmëron Europën për një rikthim të koronavirusit. Megjithatë, përmes testimeve dhe resurseve të nevojshme, rastet mund të izolohen.

“Infektimet e reja janë të pashmangshme. Duhet të kemi personel, teste e resurse për të identifikuar rastet, për t’i izoluar dhe për të gjurmuar kontaktet. Nëse do ta bëjmë, kur infektimet e reja të shpërthejnë, mund të shmangim që ato të shndërrohen në një valë të dytë”, tha Fauci.

Sipas Faucit, është e vështirë të parashikohet se kur mund të kthehemi në normalitet, por me siguri jo këtë dimër, thotë ai. Mjeku më i famshëm i Shteteve të Bashkuara mendon se zgjidhja e vërtetë do të vijë kur të krijohet vaksina, pra për një rikthim në normalitet duhet pritur të paktën një vit.

Letra e Merkel dhe Macron

Ndërkaq, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron i kërkuan presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, që Bashkimi Europian të përgatitet për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit.

Në një letër prej 5 faqesh, e firmosur gjithashtu nga liderët e Spanjës, Polonisë, Belgjikës e Danimarkës, thuhet se reagimi kaotik ndaj pandemisë ka ngritur pikëpyetje mbi përgatitjen e BE-së, ndërsa theksohet nevoja mbi një qasje të përbashkët europiane.

Ata e konsiderojnë jetësor intensifikimin e përpjekjeve për krijimin e vaksinave e kurave dhe koordinimin në nivel ndërkombëtar për prodhimin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: