Ministri i Jashtëm rus Lavrov ka deklaruar se Rusia nuk dëshiron luftë.

Ky reagim i tij vjen pas paralajmërimit të presidentit të SHBA, Joe Biden se Moska mund të pushtojë Ukrainë muajin e ardhshëm.

Sergej Lavrov, në një komunikim për mediat ruse tha se Kremlini nuk po kërkon konflikt me Kievin, por ritheksoi se Moska nuk do të lejojë që interesat e saj të sigurisë të injorohen.

Ndërkohë të enjten, SHBA dhe NATO iu përgjigjen me shkrim kërkesave të sigurisë të Rusisë që u ngritën në dhjetor pasi Moska ndërtoi trupa pranë kufirit me Ukrainën.

Kryesisht, Rusia dëshiron që NATO të angazhohet për të bllokuar përgjithmonë Ukrainën që të bëhet anëtare e aleancës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb