TIRANË

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë për pasojë, sanksion penal, me një dënim prej shtatë vjet burgim.

Celibashi thekson se KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit e çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.

Cënimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë.

KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit e çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet”, deklaroi Celibashi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb