Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar se më e keqja ende nuk ka ardhur në mes nesh.

“Na besoni se më e keqja ende nuk ka ardhur mes nesh. Duhet të parandalojmë këtë tragjedi. Ky është një virus, që të tjerët nuk mundet që ta kuptojnë”, tha kreu i OBSH. Këto deklarata të tij, vijnë në një kohë, që shumë vende të botës po shqyrtojnë mundësinë që të nisin hapjen e ngadaltë.

Ghebreyesus gjithsesi nuk tha se përse mund të ndodhë që situata nga pandemia e koronavirusit mund të bëhet akoma edhe më keq. Ai e krahasoi Covid-19 me gripin spanjoll të dikurshëm dhe shtoi se pasojat do të jenë të pritshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb