TIRANE– “Personazhit që quhet Edi Rama duhet t’i shkojnë nga pas dhe kundërshtarët, pasi fundi i tyre do jetë i tmerrshëm…”.

Ky ishte paralajmërimi i ‘frikshëm’ i gazetarit Arian Çani mbrëmjen e sotme. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ Çani theksoi se kreu i Kuvendit, njëkohësisht aleati në qeveri, Ilir Meta është i detyruar që të bëjë koalicion me Ramën, pasi sipas tij është një peshk i vogël.

Nga ana tjetër Çani pohoi se kryeministri Rama do të sundojë për një periudhë 30-vjeçare. Ndër të tjera gazetari shtoi se askush nuk duhej të çuditej për faktin se do vijë momenti kur presidenti i SHBA-ve Donald Trump të ftojë Ramën në Uashington, pasi sipas Çanit ata ngjajnë ‘si dy pika uji’, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Edhe sikur mos të dojë Meta, do jetë i detyruar të bëjë koalicion me Ramën. Rama ka një fuqi të paimagjinueshme. Mendojnë se Rama do t’i lutet palëve, kam përshtypje se kundërshtarët e tij po kuptojnë se lidhjet e këtij personazhi që quhet Edi Rama është që t’i shkojnë nga pas, pasi fundi i tyre do jetë i tmerrshëm. Fundi do jetë i tmerrshëm mendoj unë. Meta është i detyruar. Të gjitha të dhënat, të gjitha burimet na çojnë në këtë konkluzion. Ndjesia ime është se ndryshe nga paragjykimet e skeptikëve, ku kam qenë dhe unë, Rama po luan fortë. Ka hedhur një rrjetë që po zë të gjithë peshqit. Meta është peshk i vogël. Basha do jetë i detyruar të futet në zgjedhje. Minimumi 30 vjet Rama do mbretërojë në këtë vend. Le ta themi këtë gjë, po hyjmë në një epokë autoritare. Unë mendoj se Rama është koherent dhe është besnik me njerëzit që e kanë mbështetur. Ai është besnik. Do habiteni për ftesën e Trumpit për Ramën, ngjasojnë si dy pika uji. Këtu do jemi, do habiteni të gjithë”, theksoi Çani, përcjell ‘BalkanWeb’.

Ndërkohë, këto deklarata kanë ngjallur debate në studio, ku Ilir Kulla kundërshtoi ashpër Çanin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: