VJENË-­ Këshilltari i Këshillit për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zhan Cigler vlerësoi në një intervistë për gazetën vjeneze “Kurir” se lufta e tretë botërore është në vijim. Ai tha se 54 milionë njerëz vitin e kaluar janë vrarë në luftë, kanë vdekur nga uria, uji i ndotur ose nga epidemitë e fituara. Ai thekson se jetojmë nën diktaturë botërore të kapitalit financiar global .

“Oligarkët e 500 kompanive më të mëdha kontrollojnë 52,8 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor botëror. Kjo është fuqi, të cilën nuk e ka asnjë mbret, perandor, papë. Koncernet nuk janë nën kontroll shtetëror dhe vijojnë vetëm një strategji ­ maksimalizim të profitit. Ndërsa sot në SHBA miliarderët janë drejtpërdrejt në pushtet”, thotë Cigler.

Ai tha se krahas progresit parcial në uljen e viktimave të varfërisë edhe më tej prej 7,3 miliardë, një miliardë njerëz në mënyrë permanente i janë ekspozuar urisë, që është pasojë e siç thonë “rendit botëror kanibal”.

Lidhur me Donald Trump dhe paralajmërimet e tij për uljen e pjesëmarrjes në organizatat ndërkombëtare Cigler paralajmëroi se SHBA-­ja është kontribuuesi më i madh në KB, me 26 për qind nga buxheti i përgjithshëm, gjegjësisht te misionet paqësore marrin pjesë me sigurimin e 60 për qind të mjeteve. “Nëse Trump e ul pjesëmarrjen financiare, KB-­ja do të paralizohet”, tha Cigler.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb