Një asteroid gjigant, që është më i madh se ndërtesa më  e lartë në botë “Burj Khalifa”, do të godasë planetin tonë brenda dy javësh, shkruan Daily Mail.

Asteroidi AJ129 është klasifikuar si potencialisht i rrezikshëm nga NASA dhe do të fluturojë me shpejtësi 107 mijë km/h.

Kjo e bën atë gati 15 herë më të shpejtë se avioni më i shpejtë në botë hipersonik i Amerikës së Veriut X-15, i cili udhëton me 7.300 km/h.

Asteroidi është rreth 1.1 km i gjerë, duke e bërë me sipërfaqe më të madhe se Burj Khalifa në Dubai.

Ai pritet të kalojë nga planeti ynë më 4 shkurt në një distanë prej rreth 4 milionë km, e cila është relativisht e afërt në aspektin hapësinor.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: