“Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje afatgjate të qëndrueshme dhe realiste, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Asnjë shtet nuk do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian pa zgjidhur problemet me fqinjët”.

Kështu është shprehur komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn për mediat malazeze.

Hahn bëri të ditur se Brukseli po punon intensivisht në Beograd dhe Prishtinë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila do te marre edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb