Qindra familje mbeten të bllokuara nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Sirinë veriperëndimore pas tërmetit të fuqishëm të së hënës. Kështu bëjnë me dije Helmetat e Bardha, të njohura zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë.

Më shumë se 790 viktima janë konfirmuar të vdekur në pjesët e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të Sirisë dhe më shumë se 2,200 të plagosur, thanë Helmetat e Bardha në Twitter. “Numrat pritet të rriten ndjeshëm sepse qindra familje janë ende nën rrënoja”, tha grupi.

Më shumë se 210 ndërtesa u shkatërruan nga tërmeti në veriperëndim të Sirisë, theksoi ky grup. Siria, një vend që tashmë po vuan efektet e luftës civile, po përballet me një shkatërrim të gjerë nga tërmeti. Më shumë se 1,500 viktima dhe 3,600 të plagosur janë raportuar në të gjithë vendin, sipas zyrtarëve.

Rreth 4 milionë njerëz në Sirinë veriore tashmë janë zhvendosur dhe mbështeten tek shoqatat humanitare si rezultat i luftës, tha më herët një zëdhënës i UNICEF-it, raporton CNN. Ndër shqetësimet kryesore tani është mungesa e aksesit në strehimore dhe të ujë të pijshëm të sigurt mes kushteve të motit të ngrirë dhe rrezikut të përhapjes së sëmundjeve të tilla si kolera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: