TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, një nga figurat që i është bashkuar grupit kundër Lulzim Bashës ka bërë një paralajmërim të fortë sa i takon situatës në të cilën ndodhet aktualisht opozita. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” Mustafaj theksoi se PD-së i duhet një frymë e re, ndërsa theksoi se rezultati i zgjedhjeve në 2019-ën dhe 2021 do të jenë fatale, raporton “BalkanWeb”. Mes të tjerash Mustafaj e cilësoi garën për kryetar të PD-së farse.

“Në asnjë ngjashmëri nga momentet në PD s’ka kjo periudhë. Kam qenë prezent dhe kam marrë pjesë në debate, qoftë kur iku Pashko në Aleancën demokratikë. Apo qoftë kur ikën të tjerë. Ka qenë një lloj lufte brenda kupolës së partisë, por s’ka pasur vertikalitet. Masa e demokratëve përgjithësisht ka qenë kompakte, e bindur, në rrugën e zgjedhur nga lidershipi zyrtar. Më ka zënë vet në befasi shtrirja e madhe e këtij preokupimi, çka tregon se pjekuria politikë është më e lartë se çka mendon Basha. Jam në pozitat e një lloj rehatie. Për mua 22-23 do jetë vazhdimi i ligjërimit publik. Por do të vazhdojë të këmbëngul në këtë linjë që brenda PD duhet të futet një frymë e re, për ndryshe do të jetë fatale 2019 për pushtetin vendor dhe akoma më keq 2021-shi. Basha tha vetëm një frazë; Gabimet e mia janë politike. Por nuk duhet të ngelet me kaq”, tha ai, shkruan “BalkanWeb”. Mes të tjerash publicisti Mustafaj pohoi se Rama po përdor të gjithë situatën dhe debatet që po ndodhin brenda PD-së.

“Rama do të jetë vetë të vendos dhe të vulos. Është në interes të tij nga kjo që po ndodh në PD. Ai gjatë gjithë kohës flet se: “Basha është çun i mirë” dhe ai fërkon duart. Kisha kohë që nuk kisha dalë nëpër rrethe se uë e kam bërë politikën në Tiranë. Skam qenë një nga drejtuesit e PD që shonte në teren. Në këtë rast preokupimi është i madh. PD po degradohet, po rrënohet dhe rrënimi i saj përjetohet nga secili i anëtarëve si dramë personale. Ata ishin gati të bënin gjithçka që është në dorën e tyre. PD gjënë e parë që duhet të bëjë është korrigjimi i depoltizimit që bëri Basha në PD. Kjo është një lloj ripolitizimi i PD. Kur them për mbledhje, nesër do flasin përfaqësues nga shunmë rrethe, zonja dhe zotërinj pa emër kombëtar. Do jemi edhe ne që kemi një lloj emri kombëtar dhe do shprehim shqetësimin tonë për garën false dhe degradimin e PD dhe të marrë peng. Ne nuk e kemi humbur shpresën se ka vesh për ta dëgjuar. Nëse nuk dëgjon Basha do dëgjojnë të tjerët. Kjo lëvizje duhet kuptuar se është e vetmja mënyrë leximi i saj, për ti dhënë energji PD. Kjo shmang rrudhjen. Basha nuk ngjall dot shpresë dhe dimensionet e një lideri në këndvështrimin tim.”, theksoi Mustafaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb