Kreu i inteligjencës amerikane, CIA, William Burns deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Kina po shqyrton dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Rusi. Ndërkohë informacionet e inteligjencës nuk tregojnë nëse Pekini ka marrë përfundimisht këtë vendim.

“Jemi të bindur se autoritetet kineze po shqyrtojnë mundësinë për furnizimin e Rusisë me armë vdekjeprurëse. Por nuk e dimë nëse është marrë vendimi përfundimtar apo dëshmi për dërgimin e këtyre armëve”, shtoi drejtori i CIA-s.

CNN të premten raportoi se Shtetet e Bashkuara kanë informacione nga inteligjenca, se qeveria kineze po shqyrton dërgimin e dronëve dhe municionit në Rusi, të cilat do të mund t’i përdornin në luftë në Ukrainë. Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara alarmojnë se Kina po tenton që të ndihmojë Rusinë në luftën në Ukrainë. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Kina zyrtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb