Kryeministri suedez, Stefan Lofven deklaroi se shteti i tij duhet të përgatitet për mijëra viktima nga COVID-19.

Në një intervistë për të përditshmen suedeze, “Dagens Nyheter” kreu i qeverisë suedeze paralajmëroi se pandemia e koronavirusit do të vazhdojë për muaj me radhë.

“Do të numërojmë mijëra viktima. Duhet të përgatitemi për këtë”, tha Lofven.

Kriza me të cilën po përballet vendi ka të bëjë me numrin e njerëzve që kanë nevojë për përkujdesje, si dhe me pasojat ekonomike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb