Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se jemi afër një krize ushqimore, duke theksuar se Ukraina dhe Rusia janë dy eksportuesit kryesor të ushqimeve bazë.

Macron ka theksuar se disa vende, duke përfshirë disa nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, janë të varura nga eksportet ukrainase dhe ruse.

Situata do të jetë edhe më e keqe pas një viti deri në 18 muaj thotë ai, pasi fermerët ukrainas nuk do jenë në gjendje të mbjellin kultura të reja.

Ai u bën thirrje vendeve perëndimore dhe organizatave ndërkombëtare që të mobilizohen kundër krizës së ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: