Miliarderi kinez, Jack Ma ka folur për nisjen e Luftës së Tretë Botërore. Ai thotë se përparimet teknologjike në mbarë botën mund të çojnë në një konflikt të ri global midis fuqive të mëdha që kërkojnë të pohojnë dominimin e tyre.

“Lufta e Parë Botërore ishte për shkak të revolucionit të parë të teknologjisë. Revolucioni i dytë teknologjik shkaktoi Luftën e Dytë Botërore”, i tha ai audiencës gjatë një diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Ky është revolucioni i tretë teknologjik”, u shpreh ai.

Komentet e themeluesit të “Alibaba” i bëri jehonë atyre që ai bëri dy vjet më parë, kur ai tha se automatizimi dhe rritja e inteligjencës artificiale do të krijojë një trazirë të brendshme shoqërore dhe një rishpërndarje gjeopolitike të pushtetit midis udhëheqësve dhe atyre që mbetën prapa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb