BEOGRAD– Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç, ka thënë se asnjë protokoll nuk mund ta mbrojë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga arrestimi nëse ky i fundit viziton Serbinë

Duke komentuar deklaratën e Haradinajt se është i gatshëm për të vizituar Medvegjën dhe se vizita e tij do të bëhej me protokoll dhe me leje të autoriteteve serbe, Stefanoviç ka thënë se Haradinaj e ka vendin vetëm në burg.

“Gjykatat tona e kërkojnë Haradinajn për krime të rënda dhe nuk ka protokolle që mund ta mbrojnë atë”, është shprehur Stefanoviç.

Ai ka theksuar se Haradinaj figuron edhe në listën e INTERPOL-it dhe nuk do ta kursejnë asnjëherë.

Javën e kaluar kryeministri është ftuar të marrë pjesë në manifestimin tradicional “Takimet e Vendlindjes 2018” në Medvegjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb