Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur e shqetësuar për situatë epidemiologjike.

OBSH paralajmëron rritje të numrit të viktimave, ndërsa thekson se Europa mund të përballet me 700,000 vdekje të tjera nga pandemia e koronavirusit deri në pranverën e ardhshme, duke arritur në 2 milionë në total.

“Bazuar në tendencat aktuale vdekjet pritet të arrijnë në 2.2 milionë deri në pranverë. Ne mund të përballemi me një shtim të presionit në spitale. Repartet e terapive intensive gjithashtu mund të përballen me mungesë të shtretërve”, bëhet me dije në një deklaratë të OBSH.

Aktualisht në Europë kanë humbur jetën më shumë se 1,5 milionë qytetarë.

Sipas OBSH rritja e rasteve me koronavirus ka ardhur edhe për shkak të përhapjes së variantit Delta i cili ka rezultuar me një transmetueshmëri të lartë.

‘Situata me COVID-19 në Europë dhe Azinë Qendrore është shumë serioze. Ne po përballemi me plot sfida”, ka thënë drejtori rajonal i OBSH-së për Europën Hans Klugge.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb