Banorët e rajonit Tigray të Etiopisë “po vuajnë nga mungesa ekstreme e ushqimit”, u tha në vlerësimin e ri të Programit për Ushqim të Kombeve të Bashkuara. “Familjet po shterojnë të gjitha mjetet për të ushqyer vetveten, me tre të katërtën e popullsisë që po përdor strategji ekstreme për të mbijetuar”, tha ky program në raportin e publikuar të premten.

Në raport u tha se shumica e banorëve po varen vetëm nga një vakt në ditë. OKB-ja u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në luftën në Etiopi që të pajtohen për një armëpushim humanitar “dhe zyrtarisht të pajtohen për hapjen e korridoreve të transportit” të ndihmës.

OKB-ja tha se asnjë konvoj me ndihma nuk ka hyrë në rajonin Tigray që prej mesit të dhjetorit të vitit të kaluar. Në këtë rajon jetojnë afro gjashtë milionë persona. Qeveria e Etiopisë po refuzon që të lejojë që ndihma të shkojë në rajonin Tigray pasi ka frikë se ajo mund të bijnë në dorën e forcave me të cilat po lufton.

Që prej nëntorit të vitit 2020, forcat që dikur dominon qeverinë kombëtare po luftojnë kundër qeverisë aktuale të kryeministrit, Abiy Ahmed. Në javët e fundit, forcat në Tigray janë tërhequr në këtë rajon pasi tentuan që të avanconin drejt kryeqytetit Addis Ababa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: