Reputacioni i Kinës është në rrezik nëse ndihmon Rusinë të shmangë sanksionet ndërkombëtare, paralajmëroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas një samiti të mbajtur përmes internetit me presidentin kinez Xi Jinping.

“Zgjatja e luftës dhe akoma më shumë çrregullime në ekonominë botërore, nuk janë në interesin e askujt”, shkroi ajo në Twitter. Kina ka refuzuar të dënojë Rusinë për pushtimin e saj, ndërkohë që BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

Xi Jinpin tha se Kina dhe Evropa duhet të sigurojnë stabilitet në një botë të paqëndrueshme pas pushtimit rus të Ukrainës, por nuk duket se ka ofruar ndonjë propozim për t’i dhënë fund luftës. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, më vonë tha se Kina kishte rënë dakord se “kjo luftë kërcënon sigurinë globale dhe ekonominë botërore”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb