Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët ka deklaruar se në Këshillimin Kombëtar të radhës, do të [yeten qytetarët nëse duan që një herë në vit pagat e të gjithë shqiptarëve të bëhen publike, si dhe paralajmëroi se do të verifikohet stili i jetesës dhe pagës së deklaruar.

I ftuar këtë mbrëmje në “Open” në Neës24, Besart Kadia, zv/ministri i Financave, deklaroi se qytetarët nuk duhet të frikësohen, pasi kjo nuk do të thotë që verifikimi i stilit të jetesës do të bëhet për këdo, por vetëm për rastet kur dyshohet se ka kontradiktë të madhe mes pagës së deklaruar dhe jetës së shtrenjtë që bëjnë.

“Qeveria s’ka synim të hetojë stilin e jetës së gjithë shqiptarëve, por për ata që janë informalë. Ka disa persona të paktën nga hetimet dhe diskutimet, është vënë re një kontradiktë, që shumë persona me një makinë luksoze kanë paga më të vogla se 100 mijë lekë të reja në muaj.

Qytetarët nuk duhet të frikësohen se shteti do merret me çdo njeri. Duhet theksuar se me daljen e pagave u bë dhe një konflikt i brendshëm mes punonjësve, u vunë re dhe gjëra që njerëzit dinin nën zë, por dhe u habitën, u vu re që kompani të mëdha kishin paga të vogla për punonjësit.

Disa shtete në vendet skandinave e kanë si praktikë që i kanë publike për të gjithë, me hetimet për 100 biznese, 51 % e punëtorëve kishin probleme me kontratat. Individi përballë biznesit, shpesh herë është i pafuqishëm, ka frikë se do humbasë vendin e punës dhe po informoj që ka abuzime në biznes”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb