Kremlini i është përgjigjur akuzave të opozitës ruse se po planifikon një mobilizim të dytë.

Ka qenë Dmitry Peskov ai që u ka bërë thirrje rusëve të mbështeten vetëm në komunikimet e Ministrisë së Mbrojtjes ruse e të presidentit dhe gjithashtu të injorojnë mesazhet ‘provokuese’, në rrjete sociale.

Ndërkohë janë shtuar akuzat se presidenti rus Vladimir Putin mund të shpallë një tjetër valë mobilizimi në fillimi të vitit të ardhshëm.

Në shtator, ai urdhëroi mobilizimin e pjesshëm të 300,000 rezervistëve për të luftuar në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: