Pushtimi rus i Ukrainës po kontribuon në një rritje të madhe të numrit të njerëzve që vuajnë nga pasiguria e rëndë ushqimore në Amerikën Latine dhe Karaibe. Ky ka qenë paralajmërimi që ka bërë Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara në një deklaratë të martën, ndërsa theksoi se ky rajon po vuan nga pasojat e Covid-19 dhe efektet e ndryshimeve klimatike.

Midis dhjetorit 2021 dhe marsit 2022, WFP tha se, sipas sondazheve të fundit të kryera nga organizata, numri i njerëzve që vuajnë për shkak të pasigurisë së rëndë ushqimore “u rrit” me më shumë se 500,000. Kujtojmë se Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

“Miliona njerëz mund të shtyhen në varfëri dhe uri nëse konflikti në Ukrainë vazhdon. Rajoni tashmë po merret me Covid-19″, tha Lola Castro, drejtoresha rajonale e WFP për Amerikën Latine dhe Karaibe. “Ne mund të kthehemi në majat e pasigurisë ushqimore gjatë kulmit të pandemisë, pasi humbjet e vendeve të punës dhe të ardhurave, inflacioni i ushqimit dhe faktorë të tjerë nxitës godasin njerëzit më të varfër.”, shtoi ajo, raporton CNN.

WFP tha se lufta në Ukrainë ka çuar në një rritje të çmimeve të mallrave dhe energjisë, gjë që po çon në një rritje të inflacionit të ushqimit që kërcënon rajonin pasi disa vende janë shumë të varura nga importet e drithërave. Vendet e Karaibeve që importojnë sasi të konsiderueshme ushqimi do të preken veçanërisht për shkak të kostove të “rritjes” së transportit detar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb