Presidenti rus, Vladimir Putin duket se po përgatit një sulm të ri ndaj Ukrainës.

Mediat  e huaja shkruajnë se sulmi mund të fillojë në shkurt-mars.

Bloomberg duke cituar burime të Kremlinit, thekson se një vale e re rekrutimi mund të fillojë në pranverë.

Putini ende beson se forcat më të mëdha dhe gatishmëria për viktima të konsiderueshme do t’i mundësojnë atij të fitojë, thanë burimet e agjencisë.

Sakaq Putini do të kërkojë të tregojë se ushtria ruse mund të rifitojë iniciativën pas disa muajsh pengesa për të rënë dakord për një armëpushim që do t’i lejonte Rusisë të ruajë kontrollin mbi territoret që ajo ka pushtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb