TIRANË

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje mëngjesin e sotëm qytetarëve shqiptarë të vaksinohen kundër COVID-19. Me anë të një postimi në “Facebook”, Rama ka bërë dhe një paralajmërim për ata që nuk janë vaksinuar duke vijuar në vazhdën e deklaratave të mëparshme të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ai shkruan se vaksinimi duhet të bëhet për të mbrojtur veten, por edhe për të mos u ndodhur jashtë aksesit nëse situata në dimër do të imponojë rregulla të reja.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, në qoftë se situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë?”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb