Politologu Belul Beqaj teksa analizoi situatën politikë në Kosovë, theksoi se fati i marrëveshjes për ratifikimin e demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi ka mbetur në duar të politikës që ka obsesion pushtetin.

Beqaj tha se Lista Serbe mund ta ndryshojë qëndrimin për demarkacionin por, sipas tij pasojat e ndryshimit të këtij qëndrimi do të jenë të mëdha për Kosovën.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se nëse Lista Serbe e voton demarkacionin, do ta kushtëzojë me votimin për asociacionin e komunave me shumicë serbe sipas Marrëveshjes së Brukselit, e jo sipas mendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të kërkojë komuna të reja dhe do ta kushtëzojë transformimin e FSK-së në ushtri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: