Dy shkencëtarë britanikë, anëtar të Këshillit Shtetëror për Situata të Jashtëzakonshme, kanë dhënë një paralajmërim të ashpër pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 në mbarë Britaninë e Madhe, shkruan BBC.

Profesori John Edmunds ka deklaruar se numri i rasteve të reja është duke “u rritur në mënyrë eksponenciale”, derisa profesori Jonathan van Tam ka paralajmëruar se njerëzit janë “liruar tepër”, dhe se duhet ta kuptojnë më seriozisht dhe të sillen konform rreziqeve që bartë coronavirusi.

Në Britani të Madhe gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 2.988 raste të reja me COVID-19, që është numri më i madh i rasteve të reja me coronavirus që nga 22 maji.

Profesori Edmunds ka theksuar se COVID-19 ka aftësi të jashtëzakonshme që të përhapet, dhe pikërisht për këtë arsye Britania e Madhe është futur “në një periudhë të rrezikshme”.

“Epidemia është ende këtu, e ne ende nuk jemi në pozicion që ta kontrollojmë dhe të lejojmë normalizimin e të gjitha aktiviteteve ekonomike”, ka paralajmëruar Edmunds.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb