Në emisionin, ‘Në Shënjestër’ në News24 eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ngriti shqetësimin e hashashit sintetik duke theksuar ka një rritje pesëfish.

Po ashtu shtoi se po hetohen nga ana e prokurorisë belge dhe jo vetëm për lidhje të mundshme midis krimit të organizuar europian , shqiptar dhe strukturave të caktuara të politikës shqiptare.

“Tashmë hashashi ynë shkon në Turqi dhe shkëmbehet me klering. Hashashi sintetik, ka efekt pesë fish nga hashashi normal. Jep efektin e heroinës dhe këto kohë kemi dëgjuar që kanë kaluar në overdozë për shkak të hashashit. Hashashi sintetik është i rrezikshëm…Është pesëfishuar përdorimi i brendshme i hashashit është trefishuar përdorimi i kokainës në Shqipëri. Ende nuk është hetuar skema e ‘pica conecttion’ gjatë kohës së pandemisë…Është bërë një skemë shumë organizuar për shpërndarjen e hashashit dhe kokainës.”, tha ai.

Eni Ferhati: Vendimi për të legalizuar kanabis për qëllime mjekësore mund të keqkuptohet në disa zona të thella të vendit. Para se të arrijmë në këtë hap duhet një fushatë shumë e mirë…

A mendoni se kjo sipërmarrja bëhet pa vullnet politik?

Eksperti i Kriminalistikës: Gjatë një vizitë në Belgjikë në Ministrinë e Jashtme mu konfirmua që janë disa çështje që po hetohen nga ana e prokurorisë belge dhe jo vetëm për lidhje të mundshme midis krimit të organizuar europian , shqiptar dhe strukturave të caktuara të politikës shqiptare të shohim se do të dalë rezultati.

Eni Ferhati: Janë diku rreth 30 shtëpi bari të evidentuara nga policia vetëm për këtë vit. Zonat në risk janë ato klasike, Malësia e Krujës, e Shkodrës, lumi i Vlorës po ashtu edhe në zonën e Gjirokastrës ka disa zona. Pra janë zona me terren të thyer dhe që autoritetet të kenë kontroll në mënyrë periodike…

Më tej eksperti i kriminalistikës, u shpreh se gjyqtarët dhe prokurorët kanë një legjislacion i cili krijon shumë terren që këto të korruptohen.

“Gjyqtarët dhe prokurorët kanë një legjislacion për t’u korruptuar”, tha ai.

I pyetur për lidhjen mes punonjësve të policisë dhe drejtësisë me trafikantët, ai theksoi se organizatat kriminale nuk kanë rregulla të shkruara.

Eksperti i kriminalistikës: Shteti punon me rregulla, organizatat kriminale nuk kanë gjëra të shkruara.

A keni nga agjencia për mbrojtjen policore një numër të zyrtarëve, të policëve që janë duke u hetuar për lidhje me kriminelë?

Eni Ferhati: Janë një sërë institucionesh. Çështja e radarëve është një çështje që diskutohet prej vitesh. Vjet kam qenë brenda qendrës operacionale për monitorimin detar…Kam biseduar me drejtorin e kësaj qendre. Një nga dyshimet që ka pasur në atë kohë se si mund të fikej një radar ishte të hiqej energjia elektrike dhe kjo ka ndodhur.

Eksperti i Kriminalistikës: Radarët po ashtu bombardohen me zhurmues…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb