Rastet me COVID-19, sa vijnë e shtohen në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku deri më tani janë infektuar gjithsej 4 mijë e 931 persona, prej të cilëve edhe 2 mijë e 561 janë ende raste aktive.

E një situatë e tillë ku do të ketë raste të të infektuarve me virus në mbarë botën, do të zgjasë edhe së paku gjashtë muaj. Kështu e deklaron infektologu kosovar, Izet Sadiku.

“Lufta” me Covid-19 pritet të përfundojë në momentin që zbulohet vaksina kundër këtij virusi.

Izet Sadiku duke bërë thirrje që të respektohen masat parandaluese derisa të zbulohet një vaksinë kundër Covid-19, u shpreh se duhet të mësohemi të jetojmë me virusin së paku edhe për 6 muaj, pasi që sipas tij edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk premton që kjo situatë do të kalojë shpejtë, pa u zbuluar vaksina.

E Sadiku ka folur edhe për situatën epidemiologjike në Kosovë, duke thënë se sipas rekomandimeve të ekspertëve do të përballemi së paku edhe 6 muaj.

Sadiku në një intervistë në RTV21 ka thënë se kapacitetet e spitaleve publike pothuajse janë mbushur pasi po trajtohen mbi 300 pacientë prej të cilëve mbi 170 janë me oksigjenoterapi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb