2022 duket se nuk do të nisë mbarë për disa politikanë e biznesmenë më Ballkan. Kjo pasi SHBA ka paralajmëruar se do të vendose sanksione për disa prej tyre.

Lajmi është publikuar nga Instituti për Siguri Ndërkombëtare me seli në Beograd përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “twitter”.

3c904ac4 8098 400a Bb1e Ff36b8e0b1ed
3c904ac4 8098 400a Bb1e Ff36b8e0b1ed

Në postim thuhet se gjatë janarit të vitit 2022, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione ndaj disa politikanëve e biznesmenëve nga Serbia, “Republika Srpska”, Mali i Zi dhe Kosova.

“Në janar, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj individëve nga Ballkani. Sanksionet do të vendosen ndaj një pjese të komunitetit politik dhe të biznesit në Serbi, Republika Srpska, Mal i Zi dhe Kosovë”,- citohot ne postimin e Institutit për Siguri Ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për sanksione vetëm ndaj individëve dhe nuk janë sanksione kundër shteteve.

Sipas Dragas, paralajmërimi për sanksione është në linjë me atë çfarë deklaroi së fund i Dërguar Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: