Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës Oleksandr Sirsky, ka paralajmëruar se  forcat e tij së shpejti do të fillojnë një kundërofensivë.

Sirsky tha se anëtarëve të grupit paraushtarak rus Wagner, të cilët ishin në vijën e parë të forcave ruse në Ukrainë, janë drejt shkatërrimit, duke theksuar se kjo është një mënyrë e mirë për të përfituar dhe për të sulmuar.

“Ne do të përfitojmë nga kjo mundësi shumë shpejt, siç bëmë më parë pranë Kievit, Kharkiv dhe Kupyansk,” tha Sirsky.

Sakaq presidenti ukrainas , Volodymir Zelensky ka bërë thirrje për më shumë mbështetje me armatime nga vendet e BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb