Kryebashkiaku i Mariupol Vadym Boichenko, ka deklaruar se Mariupol është në prag të një katastrofe.

Qyteti ukrainas është i rrethuar nga forcat ruse  dhe mbi 100, 000 njerëz ende kërkojnë evakuim.

“Situata në Mariupol mbetet shumë e vështirë. Ne jemi në prag të një katastrofe humanitare pa dritë, pa ujë, pa ushqim, pa ilaç për më shumë se një muaj. Prandaj, ne insistojmë që Mariupol duhet t’i jepet një evakuim i plotë dhe qasje në qytet. Por ne e shohim se sot Federata Ruse po bllokon të gjitha ndihmat humanitare që lëvizin në drejtim të Mariupolit dhe asnjë ngarkesë nuk arriti në Mariupol”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb