Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, ka paralajmëruar se Rusia synon të marrë 1/3 të tokës në Ukrainë.

“Trupat ruse po riorganizohen. Mendoj se ata do të përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase shumë shpejt, kryesisht në rajonin e Donbas. Ata synojnë të marrin një të tretën e tokës në Ukrainë dhe nëse do ta arrijnë këtë, atëherë do të duan të negociojnë”, ka thënë ai.

Më tej ai është shprehur se Moska ka frikë nga sanksionet afatgjate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb