Deputeti Myslim Murrizi ftoj përfaqësuesin e mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknurin, të mbledhë të gjitha grupet parlamentare për të diskutuar lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi paralajmëroi se çfarëdo që të arrijnë mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare në Këshillin Politik, ata do të detyrohen ta tërheqin mbrapsht.

“Çfarëdolloj çorbe që të gatuajnë ata në Pallatin e Kongresit do të detyrohen ta lëpijnë mbrapsht, si 5 qershorin. E vërteta është se më 30 korrik u vendos hapja e listave. Ftoj Gjiknurin të mblidhet bashkë me gjithë grupet parlamentare dhe të tjerët jashtë të propozojnë ndryshimet. OSBE ka folur qartë, ata kërkojnë administratë, që dorë militanti të mos kapë më votën e qytetarëve”, u shpreh Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb