Një paralajmërim i frikshëm vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë lidhur me pandeminë e koronavirusit, teksa bota pritet të përballet me një tjetër valë masive në periudhën vjeshtë-dimër.

“Numri global i të vdekurve mund të dyfishohet duke arritur në 2 milionë njerëz para se një vaksinë e suksesshme të përdoret gjerësisht. Dhe ky numër mund të jetë edhe më i lartë, nëse nuk veprohet bashkë për të frenuar pandeminë”. Keshtu ka paralajmëruar një zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, shkruan The Guardian.

Dr. Mike Ryan, shefi i programit të emergjencave, tha: “Nëse nuk e bëjmë, numri për të cilin flisni [2 milionë vdekje] nuk është vetëm i imagjinueshëm, por fatkeqësisht ka shumë të ngjarë jetë i tillë”.

Vlerësimi i tij erdhi pasi numri i përgjithshëm i vdekjeve nëntë muaj që kur virusi u zbulua në Kinë iu afrua shifrës prej 1 milion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb