Kreu i Republikës ruse të Çeçenisë ka paralajmëruar se forcat ruse do të kenë kontroll të plotë të fabrikës së çelikut në Azovstal në Mariupol.

Ramzan Kadyrov tha se Azovstal do të jetë në kontrollin e forcave të Federatës Ruse para ose pas drekës së kësaj të enjteje.

“Para drekës ose pas drekës, Azovstal do të jetë plotësisht në kontrollin  e forcave të Federatës Ruse”, ka thënë ai në një video të publikuar në rrjete sociale.

Forcat çeçene kanë luftuar në Ukrainë si pjesë e operacionit ushtarak të Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb