Derbi i kryeqytetit nuk zhgënjen kurrë, aq më tepër kur bëhet fjalë për tifozët të cilët në çdo moment në çdo kohë kanë vërtetuar se janë pjesa më e bukur e këtij takimi legjendar. Tirana-Partizani, derbi i parë sezonal, do të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese pasi stadiumi “Selman Stërmasi” do të jetë në kapacitet të plotë. Mbi 8 mijë tifozë do të ndjekin live në orën 19:00 sfidën Tirana-Partizani pasi të gjithë biletat që ishin në dispozicion janë shituar, fakt të cilin e konfirmoi klubi bardheblu me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”. Klubi i Tiranës i ka bërë thirrje tifozëve të mos bëjnë asnjë veprim që dëmton skuadrën:

Tirana
Tirana

Njoftimi i Tiranës:

Në orën 15:00 është mbyllur sporteli i biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Çdo biletë është shitur dhe gjithçka është gati për një stadium të gjithin bardheblu.

? Dyert për tifozët do të hapen në orën 17:00 për të shmangur rradhët e gjata.

? Sendet e forta, shishet plastike, xhestet antisportive dhe çdo veprim tjeter që dëmton skuadrën, klubin dhe tifozët, nuk duhet të shfaqet sot në stadium.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb