VLORE– Është shtyrë ankorimi i tragetit të linjës Brindizi-Vlorë për shkak të motit të keq dhe detit të dallgëzuar.

Mësohet se trageti po qëndron në Radë deri në qetësimin e situatës, ndërsa është paralizuar i gjithë trafiku detar për shkak të motit të keq.

Trageti i linjës Brindizi-Vlorë ka në bord rreth 230 persona dhe pritet të ankorohet pas qetësimit të situatës.

Dallgët në det arrijnë deri në 7 ballë, ndërsa reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë përfshirë gjithë qytetin e Vlorës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: