Tentativa për të vjedhur kishën Katolike Ringjallja në Korçë, për pak sa nuk ka shkaktuar një ngjarje të rëndë. Mësohet se falë ndërhyrjes në kohë të shërbimit zjarrfikës dhe specialisteve të gazit, u bë e mundur evitimi i një shpërthimi gazi.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e dëmtimit të impiantit të bombolës 500 litershe, pronë e kësaj kishe, nga persona të cilët kane hyrë për të vjedhur në ambientet e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pranë kishës, ndodhet njëri prej fakulteteve të Korçës Gjykata si dhe pallate e biznese, çka sipas specialistëve, shpërthimi i kësaj depozite do të kishte dëme të pallogaritshme. Pas lajmërimit, policia ka bërë rrethimin në distance te vendit per te shmangur çdo ngjarje te mundshme, ndërsa po punojnë për te zbardhur ngjarjen si dhe gjetjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: