Policia holandeze ka arrestuar një 30-vjeçar në Roterdam, i dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist, bëri të ditur Ministria e Brendshme. 30-vjeçari u arrestua kur policia bastisi apartamentin e tij ku jetonte në qytetin port.

Oficerët gjetën një armë të tipit kallashnikov AK-47 me dy karikatorë në apartamentin e tij si dhe 4 kuti me fishekzjarrë me shpërthim të fortë. Policia gjithashtu sekuestroi një pikturë të madhe me imazhin e një flamuri të përdorur nga ISIS, celularë dhe 1600 euro cash, thuhej në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, dyshohet se po përgatiste sulme terroriste.
(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb