TIRANË- Policia parandalon një vrasje me minë me telekomandë në Tiranë dhe arreston personin që po përgatiste bombën artizanale si dhe të fejuarën e tij.

“Më datë 04.08.2015, nga Strukturat e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Emigranti”, u parandalua një ngjarje e mundshme krimininale duke arrestuar në flagrancë shtetasit: Juljan Shorja, 29 vjec, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Rivi Toma, 26 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë”- thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i shtetasit Juljan Shorja, u krye pasi nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas po përgatiste një lëndë plasëse “Minë me telekomandë” për llogari të shtetasit Sh.P, ku ky i fundit, në bashkëpunim me shtetasin M.A do e përdornin për eleminimin e një personi.

Policia thotë se këta shtetas janë shpallur në kërkim. Po sipas të njejtave burime edhe personi që do eleminonin ata, ishte në kërkim nga policia.

Nga kontrolli i banesës së shtetasit Juljan Shorja u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 kapsolla detonatore, municione luftarake dhe lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Për shkak të hetimit nuk jepen detaje të tjera të operacionit.

Arrsetimi i shtetases R.T (e fejuara e Juljan Shorja¬s) u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e saj u gjetën dhe u sekuestruan bimë narkotike e dyshuar si “Cannabis Sattiva” e mbjellë në vazo brenda banesës së saj.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: