Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike presidenti rus Vladimir Putin është zhvendosur në zyrën e tij në Kremlin mes stresit dhe tensionit të shkaktuar nga lufta e tij në Ukrainë.

Besohet se kjo lëvizje e liderit rus ka ardhur si pasojë e paranojës së tij, duke “braktisur” kështu të dashurën e tij gjimnaste dhe fëmijët e tyre për të jetuar në ndërtesën më të sigurtë në Rusi.

Deri më tani Putin jetonte në rezidencën e tij zyrtare, Novo-Ogaryovo, jashtë Moskës, por megjithatë, disa muaj më parë u zbulua se ai jetonte po ashtu në një pallat të veçantë me partneren e tij 39-vjeçare Kabaeva dhe fëmijët e tyre.

Putin përdor rregullisht rezidencën zyrtare të Bocharov Ruchey në Soçi në Detin e Zi dhe gjithashtu raportohet se pallati që ai zotëron në Gelendzhik ka vlerë prej rreth 1 miliard paund.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: